Profili i kompanisë

BEHARI është kompani lider në Kosovë në ofrimin e dyerve të garazhës duke bërë që klientët të kenë informata të sakta për produktin dhe shërbimet që i ofron në këtë fushë.

BEHARI gjithmonë aplikon parimin që produktet tona të jenë sa më kualitative dhe efkikase duke përdorur si lëndë të parë vetëm produkte të kualitetit të lartë të prodhuesve europian që bënë që produkti ynë final të jetë i një cilësie të pakrahasueshme në tregun lokal por që të jetë i certifikuar edhe për përdorim në vendet e BE-së.

Behari është i fokusuar që produktet tona të jenë të sigurta, efikase, të thjeshta në përdorim dhe me kualitet të lartë.

Vizioni & Misioni

Kompani lider në Kosovë për ofrimin e e produkteve të dyerve!

Ne synojmë cilësinë e kombinuar me dizajne të reja dhe shërbime të plota në funksion të kënaqshmerisë së klientëve. Ne jemi të angazhuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë siguri, komoditet, lehtësi në përdorim dhe mirëmbajtje, njëkohesisht duke kontribuar në ruajtjen e ambientit”.

Vlerat

Si lojtar i vërtet në tregun kosovar kompania “Behari” përmes punonjësve dhe stafit të saj respekton dhe vlerëson: nevojat, dëshirat dhe preferencat e secilit klient, pa dallim.